Abla Xhaferri
28 Nëntor 1912 - 28 Nëntor 2012.
Shqipëria feston sot 100 vjetorin e Pavarësis. Për shumë prej jush 100 vjet duken një kohë vërtet e gjatë, por për një shtet nuk janë asgjë.
Edhe pse Shqipëria konsiderohet si një nga shtetet ndër me te rinjë ne Evropë, nuk kanë qënë dhe nuk janë te pakta vështirësitë që has çdo ditë. Vështirësi, probleme, halle të mëdha për një shtet kaq të vogël e të ri.
Por cilat janë këto vështirësi?
E para gjë që më vjën në mend është Politika. Ky shtet ka një nga sistemet politik ndër më të korruptuarit në Botë, qe fillon nga nje Kryetar Bashkie dhe perfundon tek kryja me e larte e shtetit. Me kete dua te them qe interesi privat eshte prioriteti i nje politikani shqiptar, ndersa problemet dhe çeshtjet e shumta te popullit renditen gjithmon ne vend te dyte ose, me keq akoma, nuk konsiderohet aspak. Nga ketu nisin te gjitha problemet e Shqipërisë. Në vitin 2012 ende ka mungesa te energjise elektrike dhe uji-t te pishem, mungon nje shëndetësi publike e aftë, nuk mungon prezenca e ushqimeve te pa-kontrolluara qe çdo dite hyjne ne tregun shqipëtarë. Per fat te keq kjo listë mund te vazhdoj gjate.
Urimi im per Vëndin ne te cilin kam hedhur hapat e parë, ku jam rritur, është që Shqiperi dhe populli shqipëtar të bejnë të mundur që zeri i tyre te ndihet sa me shume, te protestoj kur gjerat nuk shkojne mire. Uroj me gjithe zemer qe nje dite nenat dhe gratë shqipëtarë mos te jene me te ndryllura nga vëllezërit, baballarët dhe burrat e tyre por, me ne fund, të ndihen te barabarta me ‘ta.
Keto jane deshirat dhe qellimet qe, per mendimin tim, çdo Shqipëtar duhet të kete gjithnje ndermend, për t’ju krijuar dhe ofruar fëmijve të tyre një Shtet nga i cili nuk do te donin te largoheshin kurrë më.
Gëzuar Pavaresine Atdheu im!!!
Mi piace:
Mi piace Caricamento...