Toponimi shqip ne pasaporta, problemi vazhdon

photo wikipedia

photo wikipedia

Abla Xhaferri

Problemi shfaqet per herë të parë në janar 2013, kur rreth 14 nëna dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi, ju ndalohet hyrja ne Athinë për shkak të toponimi-t në shqip në pasaportat e tyre.

Fëmijëve të lindur në Greqi, të shoqeruar prej nënave të tyre, nuk ju është lejuar të kalojnë pasi në pasaporta, vendlindja Greqi, është shkruar vetem në shqip dhe jo në gjuhën angleze Greece.

Autoritete greke pretendojnë që dhe qytetet ku femijët kanë lindur të jenë të shkruar në shqip por dhe në anglisht. Nje femijë i lindur ne Selanik te Greqi-së duhet të ketë të shkruar, ne pasaporten e tijë, edhe Thessaloniki Greece dhe jo vetem Selanik Greqi.

Çdo dokument i lëshuar nga shteti Shqiptarë shkruhen në gjuhën shqipe, por Greqia prej mëse një viti nuk e pranon më një dokument të tillë, në zbatim të një marrëveshjeje ndërkombëtare, të arritur para disa vjetësh. Shtetet e Bashkuara te Amerikës gjatë Konferencës për standardizimin e emrave gjeografike, kanë rekomanduar përdorimin e katalogut të emrave gjeografikë të vendeve të ndryshme, i cili u miratua në New York, në vitin 1998. Sipas këtij katalogu, në dokumenta zyrtare të gjithë emrat e Greqisë do shkruhen si në gjuhën greke, por të konvertuar me gërma latine; pra Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën, Kerkira për Korfuzin, Ioannina për Janinen etj. Së fundmi Greqia ka shtuar edhe një kërkesë të re, që edhe emri i shtetit Greqi, të shkruhet në anglisht, Greece.

Mesa duket gabimi është i Shqipërise që nuk ka aplikuar perdormin e katalogut të emravë gjeografikë të miratuar në New York. Faktikishtë, në një marrëveshje të veçantë të vitit 2000, ky problem ishte zgjidhur mes dy qeverive. Por kur Shqipëria ndërroj pasaportat në biometrike, marveshja e vitit 2000 u la në harresë. Paijsa e emigrantëve shqiptarë vazhdoj normalisht dhe shteti shqiptarë nuk zbatojë marrëveshjen mes pales greke dhe asaj shqiptare. Pra shteti jonë lejoi që fëmijët e emigrantëve në Greqi, të paisen me një pasaportë e cila nuk do pranohej nga autoritetet greke.

Gjithsesi nuk me takon mua të të thëm se cili shtet është gabim dhe cili jo, por duhet të theksoj që problemi ende vazhdon dhe ne horizont nuk duket asnjë zgjidhje. Fëmijëve akoma nuk ju lejohet të rikthehen ne Shqiperi dhe, bashkë me prindrit e tyre, ndihen si “te burgosur” sepse ju është cenuar e drejta për të levizur të lirë. Por jo vetëm kaq. Shumë prej këtyre femijeve nuk mund të ripersërisin lejet e tyre të qendrimit per shkak të këtijë problemi. Pra kemi të bëjmë më fëmijë, të lindur dhe te rritur në Greqi, që jetojnë si klandestin atje, pa pasur nje lejeqendrimi te vlefshme, nje pasaporte te pavlerë, pa një sigurim mjeksor, mjekë familje dhe asnjë asistencë sociale. Situata është vërtet shume keqe. Shteti shqipetarë duhet të gjejë një rrugëdalje sa më të shpejtë.

E vetmja gjë që mund t’ju them prindërve të ketyre femijëve është që të paraqisin shqetesimin e tyrë në autoritetet shqiptare, ambasada, ministrin e punëve te jashtme, dhe të bejnë çdo gjë që është e mundur që të arritur ndryshimin e emrave të qyteteve pa asnjë kosto nga xhepi i tyre.

Kjo çështje nuk mbyllet ketu, postimet mbi këtë situat do të vazhdojnë.

Informazioni su Abla Xhaferri

Laureata in Scienze Politiche (Comunicazione. Media e Giornlismo). Per me il ruolo del giornalista consiste nel dar voce, in modo umano, a chi non ce l'ha. In "Giardino di Scheggia", mi occupo principalmente di tematiche sociali, di non profit, volontariato ed iniziative umanitarie che mi toccano il cuore!! https://giardinodischeggia.wordpress.com/
Questa voce è stata pubblicata in Attualità, Blog, Notizie e contrassegnata con , , , , , , , , , , . Contrassegna il permalink.

Dimmi la tua!!! :-D

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...